Transmetuar më 14-04-2023, 15:03

" Arrivederci" (Mirupafshim). Ky është mesazhi që Julia Ituma, sipas asaj që publikoi gazeta turke “Hurriyet”, do të kishte shkruar në bisedën në Whatsapp, që ndau me pjesën tjetër të ekipit italian të volejbollit, ku bënte pjesë dhe ishte e grumbulluar, përpara se të hidhej nga kati i gjashtë i dhomës së saj në hotelin e Stambollit.

Fjalë që do të mbështesnin tezën e vetëvrasjes. Volejbollistja 18-vjeçare e Igor Novara kishte luajtur gjysmëfinalen e Champions League kundër Eczacibasi pak orë para aktit fatal të flijimit.

Sipas rikonstruksionit të ngjarjes dramatike nga gazeta turke, volejbollistja italiane do t’iu kishte thënë shoqeve të skuadrës dhe trajnerit se nuk po ndihej mirë.

Shoqja e saj e dhomës, spanjollja Lucia Varela Gomez, pohoi: "Ne folëm deri në orën 01:30, më pas fjeta. Më njoftuan se ajo kishte rënë nga ballkoni i hotelit në mëngjes".

Ndërkohë në Turqi kanë mbërritur prindërit e Ituma, trupi i së cilës do t’i nënshtrohet autopsisë.

https://noa.al/lajmi/2023/04/2379230.html

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd