
Sherri mes Leroy Sané dhe Sadio Mané vazhdon. Pas përplasjes së tyre në hyrje-daljet e "Etihad Stadium", edhe pse rezultati 3-0 djeg krenarinë e Bayern Munich, të dy futbollistët janë dëgjuar nga klubi.
Vendimi i parë i drejtuesve të Bayern Munich ishte përjashtimi i senegalezit nga ndeshja e radhës kundër Hoffenheim. Tashmë dihet nga goja e një të afërmi se çfarë i ka thënë lojtari gjerman kolegut afrikan.
Këtë të enjte, gazetari Pape Mahmoud Gueye, kushëriri i Mané, zbuloi se sulmuesi gjerman e kishte fyer atë duke e quajtur "mut i zi". Një ofendim që kishte gjeneruar "tërbim" te ish-lojtari i Liverpool-it, që çoi në sulmin e mëvonshëm.
Drejtori ekzekutiv i klubit bavarez, Oliver Kahn, dhe drejtori sportiv Hasan Salihamidzic tashmë janë takuar të mërkurën pasdite për të diskutuar mbi pasojat e ngjarjes, me një takim të mëvonshëm me lojtarët, ku Mané i kërkoi falje partnerit të tij.
‘Sky’ supozon se pas këtij pezullimi të përkohshëm gjithçka do të çojë në një ndarje përfundimtare mes palëve në verë. Gjithnjë sipas mediave të sipërpërmendura, nuk përjashtohet mundësia që kampioni i Bundesligës të ndërpresë kontratën në mënyrë të njëanshme.
“Bayern është në zjarr”, supozon ‘Sky’ për një klub që pas shkarkimit të Nagelsmann u eliminua në Kupën e Gjermanisë ndaj Freiburgut dhe disfatës 3-0 të pësuar në "Etihad", nuk po i jeton ditët më të mira.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





