Transmetuar më 13-04-2023, 23:24

TIRANË- Analisti Baton Haxhiu shprehet se nuk do ta votojë kandidatin e Partisë Socialiste, Erion Veliajn në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në "Çim Peka Live", Baton Haxhiu tha se Veliaj si poliktian reflekton falsitet dhe probleme karakteriale në daljet publike. Ndër të tjera shtoi se Veliaj është një person falso.

"Vota ime nuk është e lidhur vetëm me premtim elektorale për qytetarët por veta ime është e lidhur me karakterin. Për faktin që ky problem është karakterial, pasi i pari, Veliaj, është shumë i lehtë dhe i panevojshëm në komunikim publik pasi ka fallcitet të mjaftueshëm që më bën të mos votoj. Këtë nuk e bëj edhe pse kam miqësi të jashtëzakonshme me vizionin e Ramës pasi ai ka probleme të mëdha me karakterin.

Ndërsa ty nuk të votoj sepse ti je prej atyre politikanëve që je brut, pasi je njeriu që je rritur brenda historisë së liderit, Bashës, dhe në momentin e parë ke lëvizur. Nëse Belind Këlliçi do të ishte në garë për t’u bërë kreu i PD është në rregull por kur shkon me një person që nuk ka të ardhme dhe prandaj edhe ty nuk të votoj,"- tha Baton Haxhiu.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd