
ITALI – Në ndeshjen e pare çerekfinale të Europa League, Juventusi ka hasur shumë vështirësi përballë Sportingut i cili pavarësisht se lunate në trasnfertë ka udhëhequr me raste dhe me mabjtje topi ndeshjen.
Gjithësesi pasi një pjese të pare që u mbyll në shifrat 0-0 , në të dytën janë bardhezinjtë që zhbllokojnë takimin.
Ishte minutat e 74′ kur ndryshuan shifrat e ndeshjes në “Allianz Stadium”, “bardhezinjtë” e Juventus kanë gjetur avantazhin përballë portugezëve të Sporting.
Gjatë një rrëmuje në zonë pas ekzekutimi të një goditje nga këndi, topi bie fillimisht në këmbët e mbrojtësit Federico Gatti, i cili godet portën dhe çon topin deri në vijën fatale, aty ku ndodhet Dusan Vlahovic, i cili shtyn sferën në rrjetë. Rezultati shkon në 1 me 0.
Me këto shifra 1-0 u mbyll ky takim mes Juventusit dhe Sportingut, në të cilin vendasit vuajtën deri në vërshëllimën përfundimtare nga presioni i portugezëve që gjithësesi edhe pse në humbje falë kësaj që paraqitën në Torinë mbanë gjithçka të hapur për kualifikimin për ndeshjen e kthimit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





