Transmetuar më 13-04-2023, 22:11

SHBA- Me bluzë gri dhe pantallona të shkurtra ngjyrë të kuqe, i rrethuar nga forca të armatosura, ky është momenti i arrestimit të 21-vjeçarit Jack Teixeira në banesën e tij në Dighton, Massachusetss ditën e sotme, si i dyshuar kryesor për publikimin e informacioneve nga dokumentet sekrete të Pentagon.

Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Pat Ryder, pak më parë e cilësoi këtë rrjedhje si një “vepër kriminale të paramenduar” dhe i referoi gazetarët, për më shumë sqarime, në Ministrinë e Drejtësisë. Prokurori i Përgjithshëm i Massachusetts Merrick Garland më vonë tha se Teixeira u arrestua "pa incidente", shkruajnë mediat e huaja.

Un altro video da parte di WCVB-TV Boston sull’arresto di Jack Teixeira. pic.twitter.com/T9C2r81lYB

— Daniele Angrisani (@putino) April 13, 2023

21-vjeçari i identifikuar fillimisht nga The New York Times është një anëtar i krahut të inteligjencës të Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts dhe është i lidhur me një grup në internet ku dokumentet e zbuluara u shfaqën për herë të parë. Teixeira ishte udhëheqësi i një grupi të quajtur Thug Shaker Central, ku rreth 20 deri në 30 njerëz, kryesisht të rinj dhe adoleshentë, ndanin një dashuri të përbashkët për armët, racizmin dhe videolojërat.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd