Transmetuar më 13-04-2023, 19:17

KROACI – Pamje të frikshme vijnë nga një aksident i garave me makina në Kroaci.

Para se të zhvillohej gara e Kampionatit Botëror të Rally në Zagreb, ka ndodhur një aksident, kur një automjet ka dalë nga pista gjatë një gare të kronometruar për provat para gare. Si rrjedhojë piloti ka hubur jetën.

Sipas raportimeve, ka ndërruar jetë piloti irlandez Craig Breen, i cili deri më tani ishte i gjashti në klasifikimin e përgjithshëm.

Portali " index.hr " raportoi deklaratën e Departamentit të Policisë Krapisno Zagorje se shoferi vdiq në vend pasi goditi një shtyllë druri me pjesën e përparme të majtë.

Pasagjeri ishte i padëmtuar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd