Transmetuar më 13-04-2023, 12:31

Duke iu referuar derbit italian në Champions League, Milan-Napoli, me ndeshjen e parë çerekfinale të luajtur mbrëmë në “San Siro”, e fituar 1-0 nga kuqezinjtë, portali i njohur “Goal” bën një përmbledhje të përplasjeve të skuadrave italiane në Kupat e Europës, ndër vite. Ja shkrimi i plotë:

“Ishte një kohë kur skuadrat italiane dominonin Kupat e Europës. Prandaj nuk ishin të pazakonta përballjet mes skuadrave italiane në Europë, të cilat, pasi braktisën kufijtë e Serie A, bënë lavdi në Ligën e Kampionëve ose në kompeticionet e tjera evropiane: nga Kupa UEFA në Superkupën e Evropës, duke kaluar nëpër Intertoto.

E vetmja garë që nuk ka parë kurrë një klub italian kundër tjetrit ishte Kupa e Fituesve të Kupave, për faktin se vetëm një ekip merrte pjesë në ligë. Edhe Liga e Konferencës nuk ka parë ende një derbi italian, por asgjë nuk mund të përjashtohet në edicionet e ardhshme.

Sezonin aktual, me gjashtë nga shtatë skuadra italiane që arritën në çerekfinale të kompeticioneve të tyre përkatëse europiane, kemi përballjen e Milanit me Napolin në Ligën e Kampionëve. Cilado nga dy skuadrat në fjalë mund të gjejë edhe Interin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, nëse zikaltrit eliminojnë Benfica.

Megjithatë, në ‘Europa League’, një derbi italian mes Juventusit dhe Romës do të jetë i mundur vetëm nëse të dyja skuadrat arrijnë në finale. Në total, deri më tani janë zhvilluar 17 derbe mes skuadrave italiane në Evropë. Le të shohim se cilët janë ato.

Maradona Napoli

HERA E PARË

Takimi i parë mes italianëve në Evropë ishte në sezonin 1985/86, kur Verona dhe Juventusi u përballën me njëri-tjetrin në 1/8 finale të Kupës së Kampionëve. Bardhezinjtë mbizotëruan në ndeshjen e dytë 2-0, pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë.

Në kupën UEFA

Në vitin 1989 ishte radha e kompeticionit të dytë evropian, që atëherë quhej Kupa UEFA, për të parë dy skuadra italiane të përballeshin për një vend në raundin tjetër. Edhe një herë protagonist ishte Juventusi, i cili u kalua nga Napoli në çerekfinale dhe më pas fitoi trofeun me Maradonën, duke e ngritur në qiell.

gullitt milan

SUPERKUPA EVROPIANE

Në vitin 1990, Sampdoria dhe Milani, përkatësisht fitues të Kupës së Fituesve të Kupave dhe Kupës së Kampionëve, ishin dy skuadrat e para italiane që garuan në Superkupën e Evropës. Me atë rast, kuqezinjtë arritën ta merrnin trofeun në shtëpi, sepse pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, fituan 2-1 në “San Siro”, kur u luajt edhe Superkupa me finalen e dyfishtë.

Sfida e dytë dhe deri tani e fundit italiane në kompeticion daton në vitin 1993, kur luante Parma kundër Milanit, me suksesin e jashtëzakonshëm të parmalatëve në përmbysjen 2-0, pas disfatës minimale në “Tardini”.

INTERTOTO

Edhe në kompeticionin e UEFA-s, që nuk është më në fuqi, ka pasur një përballje mes italianëve. Në gjysmëfinalen e turneut, i cili nëse fitohej jepte akses në Kupën UEFA, Bologna dhe Sampdoria sfiduan njëra-tjetrën. “Rossoblù”, me Baggio në radhët e tyre, në fund do ta fitonin trofeun.

milan juve gattuso del piero 2002

NË LIGËN E KAMPIONËVE

Derbi i fundit me tri ngjyra në Champions League daton në sezonin 2004-2005, kur Milani fitoi çerekfinalen në derbin e dyfishtë kundër Interit. 2-0 për kuqezinjtë në ndeshjen e parë, 3-0 në tavolinë në ndeshjen e dytë për shkak të trazirave të shkaktuara nga tifozët e Interit në “San Siro”.

Dy vite më parë, dy skuadrat milaneze ishin takuar në gjysmëfinale, kur kuqezinjtë mbizotëruan falë rregullit të golave si mysafirë, pas barazimit 0-0 në shtëpi dhe barazimit 1-1 në ndeshjen e dytë. Gjithashtu, në vitin 2003, skuadra e drejtuar nga Ancelotti fitoi trofeun duke mundur Juventusin me penallti në finale.

PIRLO EUROPA LEAGUE

MË SHUMË HERË NË KUPËN UEFA

Në total ishin 9 ndeshje të tjera mes italianëve në Kupën UEFA, duke përfshirë katër finale. Në vitin 1990, Fiorentina dhe Juventusi luajtën për kupën, të fituar nga bardhezinjtë, ndërsa në sezonin në vijim pati dy derbi italianë, gjithmonë me Interin e përfshirë. Zikaltrit eliminuan Atalantën në 1/8 finale dhe fituan trofeun duke mposhtur Romën në finale.

Edhe në sfidën e dyfishtë të vitit 1994, Cagliari eliminoi Juventusin në çerekfinale, por iu dorëzua Interit në gjysmëfinale. Dy finale të tjera për të përfunduar epokën e Kupës UEFA: fillimisht ajo mes Parmës dhe Juventusit më 1995, me fitoren verdheblu; më pas ajo me Interin sërish protagonist dhe fitues në vitin 1998, kur mundi Lazion në finale.

Që kur u quajt “Europa League” (sezoni 2009-2010) kemi pasur dy përballje mes italianëve dhe Fiorentina kanë qenë gjithmonë e përfshirë. Në vitin 2014, vjollcët u eliminuan nga Juventusi në çerekfinale, ndërsa një vit më pas mposhtën Romën në 1/8 finale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd