Transmetuar më 13-04-2023, 12:31

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë Lushnjë pasi akuzohen se kanë dhunuar fizikisht dy shtetas.
Sipas policisë të ndaluarit janë qytetarë R. H., 29 vjeç dhe A. H., 34 vjeç, të dy banues në Dimal, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndajme grushta ndaj dy personave të tjerë.
Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





