
Është gati rikthimi i Ilary Blasi në televizion, një vit pas ndarjes nga Francesco Totti. Prezantuesja italiane u rikonfirmua në krye të emisionit të njohur "Isola dei Famosi", që nis në "Canale 5" të hënën, më 17 prill.
Në një intervistë për revistën "Chi", prezantuesja ka preferuar të mos flasë hapur për jetën e saj private, por ka pranuar se është ndjerë ndryshe nga edicioni i fundit i emisionit. "Dua të kthehem në rrugën e duhur, – shpjegoi Ilary, – është sikur të kisha një jetë para dhe një pas.
Është pak si kur dikush kthehet nga ishulli, unë e quaj një periudhë tranzicioni. Jam kurioze të shoh se çfarë do të ndodhë. ‘Isola’ të ndryshon, të lë me disa pasoja dhe unë e di mirë. Ndryshimet janë të nevojshme dhe duhet të lundrosh. Mjerë ju nëse qëndroni pa lëvizur dhe mendoni se jeni në një port të sigurt".
"Unë jam e turpshme, – shtoi Ilary Blasi, – dhe ky qëndrim ka qenë pjesë e imja qysh e vogël. Jam dikush që e shikoj gotën gjysmë plot, që nuk mendon kurrë keq. Tregoj pak emocione, mezi inatosem, nuk jam grindavece dhe nuk shoh gjithmonë keqdashje tek të tjerët.
Ata që më njohin thonë se jam Ilary në TV. Nuk kam filtra, tregoj atë që jam, atë përzierjen e argëtimit dhe lehtësisë".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





