
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli foli për “Milan TV” pas suksesit 1-0 kundër Napolit, në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve: "Nuk mendoj se ishte dëshira e Napolit për hakmarrje, por një keqlexim nga ana jonë.
Napoli na sulmoi pak më shumë, ne duhej të luanim më gjatë. Napoli mund të ketë zgjedhur rrugë të ndryshme krahasuar me kampionatin, na sulmoi më shumë, por ne luajtëm një ndeshje serioze, me vëmendje, cilësi dhe energji.
Askush nuk mendon se ia kemi dalë, na pret një ndeshje e ndërlikuar dhe e ekuilibruar në kthim, thuajse "ferri", siç janë gjithmonë ato mes nesh dhe Napolit".
Napoli pa qendërsulmues – "Napoli, edhe nëse nuk kishte një qendërsulmues, kishte shanset e veta. Majk punoi mirë. Ata kanë sulmin më të mirë, por ne mund të bëjmë edhe më mirë në mbrojtje. Nuk mund të mendojmë të pranojmë diçka ndaj një kundërshtari me shumë cilësi. Edhe ne do të duhet të vuajmë në Napoli, por kemi cilësitë tona”.
Dashuria e fansave – "Është një emocion i jashtëzakonshëm. Deri në fillim e kemi shijuar. Më pas janë ndeshje të vështira, të lodhshme dhe të cilat i përjeton me kaq intensitet, sepse e di se sa e rëndësishme është për të gjithë ne. Por ambienti ishte fantastik".
Calabria – "Kapiten i vërtetë, njeri i madh. Ai e dëshmoi këtë edhe kur zgjedhjet e mia ishin kundër tij. Sonte ishte autor i një shfaqjeje të mrekullueshme, e neutralizoi pothuajse fare Kvaratskhelia”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





