Transmetuar më 12-04-2023, 19:36

Tiranë- Shpërthen bombula e gazit në një pallat në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në Selitë, në rrugën “Ibrahim Dervishi”, në katin e 9-të të një pallati.

Në banesën me qira të L. K., dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe zjarrfikëset që lokalizuan dhe fikën flakët.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd