
Ndonjëherë, ngjashmëria fizike mund t’ju mashtrojë. Sidomos nëse imazhi bën xhiron e rrjeteve sociale, shoqëruar me komentet e ndjekësve.
Pak ditë më parë, një grua lajmëroi policinë në Barnsley, South Yorkshire, pasi vuri re një maniak që kryente akte seksuale në makinën e tij.
Në denoncim, gruaja theksoi se burri, i vetëm, brenda pak muajsh ishte kthyer në të njëjtin vend për të kënaqur nevojat e tij seksuale.
Në atë moment, policia lëshoi një identifikim elektronik të të dyshuarit: syze, flokë biondë, me mjekër. Ata që e panë identikitin në internetit gjetën menjëherë ngjashmëri të jashtëzakonshme me trajnerin e Liverpool-it, Jurgen Klopp.
Dhe në atë moment filluan komentet për të kërkuarin. “Atë do ta gjeni në Anfield”, – shkruan një ndjekës nën skicën e burrit. Një tjetër ka simuluar titullin e një gazete: “Jurgen Klopp, i parë në Barnsley”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





