Transmetuar më 12-04-2023, 09:08

Simone Inzaghi foli për “Inter TV”, pas fitores 2-0 në “Da Luz” kundër Benfica-s, në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve: "Çelësi i suksesit ishte uniteti, ne zhvilluam një ndeshje të mrekullueshme. Po e shijojmë mbrëmjen, por është vetëm çerekfinalja e parë. Benfica ka një ekip të madh, do të ndeshemi sërish për 8 ditë. Do të jetë shumë e vështirë në ‘San Siro’, në ndeshjen e kthimit”.

Ju nuk e lejuat Benfica të luante lojën e saj. Sa vlen ky rezultat?

Është i rëndësishëm, na sjell dobi, por ne e dimë se çfarë bëri ky kundërshtar me Juventusin dhe PSG-në. Ne duhet ta përsërisim këtë ndeshje edhe në Milano.

Gjithmonë i keni organizuar mirë aksionet, por është vetëm gjysma e punës…

Mirë e thatë. Ne luajtëm një ndeshje me shumë zemër dhe mendje të kthjellët, gjë që e kërkova nga lojtarët. Kemi një epërsi të mirë, por kthimi do të jetë i vështirë.

Kjo është një fitore që rrit konceptin e grupit…

Absolutisht. Benfica nuk kishte humbur kurrë në Champions League këtë edicion, por djemtë luajtën një ndeshje të mrekullueshme. Do të duhen edhe 95 minuta të këtij intensiteti për të arritur në gjysmëfinale. Djemtë bënë paraqitje të madhe, me vrapim, agresivitet dhe vendosmëri. Jam i lumtur, por është vetëm ndeshja e parë. Ne e dimë se çfarë kundërshtari është Benfica, çfarë ka bërë në Ligën e Kampionëve deri më tani. Medoemos duhet përsëritur ndeshja e Lisbonës edhe në kthim, në Milano.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd