
VATIKAN- Papa Francesku e kaloi në mënyrë shumë të qetë fundjavën e Pashkës, por gjatë një telefonate me një besimtar tregoi diçka në lidhje me shëndetin e tij. Ati i Shenjtë po i referohej sëmundjes së javëve të kaluara, në fund të marsit, ku qëndroi për disa ditë në spitalin Gemelli. Sipas mediave italiane, Michele Ferri, 52 vjeç, ka treguar detaje nga telefonata me Papën.
“Jam ende gjallë, më tha, por i lodhur,”- raporton Michele, duke shtuar se nuk e fshehu entuziazmin qw Papa nuk e kishte harruar.
“I thashë: na trembe!,”- tha Michele dhe vazhdoi: Më shpjegoi se kishte mbërritur pa ndjenja në spital. Duke konfirmuar kështu faktin se Papa reagoi mirë ndaj një sëmundjeje të rëndë.
Midis Michele Ferrit dhe Papës në këtë telefonatë të fundit pati një shkëmbim besimi për shëndetin e ndërsjellë, duke qenë se edhe Michele së fundmi i është nënshtruar një terapie.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





