
“Liga e Kampionëve është diçka tjetër, nuk mendoj se rezultatet negative të Interit në kampionat në sfidat e fundit janë të rëndësishme”. Kështu e kuadron trajneri i Benfica, Roger Schmidt, ndeshjen e parë çerekfinale kundër Interit, që do të luhet sontenë Lisbonë.
"Mendoj se do të jetë një ndeshje ndryshe, – tha trajneri gjerman në konferencë. – Të jesh në çerekfinale të Ligës së Kampionëve është një situatë shumë e veçantë për të dyja skuadrat. Duhet të llogarisim një rival shumë të fokusuar, që beson në veten e tij. Gjithmonë duhet të marrim parasysh cilësitë individuale të zikaltërve. Nuk mendoj se e kaluara do të kenë ndikim".
Sipas Schmidt, Interi "luan futboll fizik dhe ka shumë opsione, mund të përdorë lojtarë të ndryshëm. Ne duhet të bëjmë më të mirën dhe të besojmë te vetja". Progresi i zikaltërve kundër Portos i mësoi Benfica diçka:
"Interi është një ekip që ka shumë përvojë, di të luajë si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje. Me Porton fitoi ndeshjen e parë në shtëpi 1-0, më pas arriti të mbrojë rezultatin në ndeshjen e dytë. Pak a shumë luan futboll të stilit italian, por e di që zikaltrit mund të ndryshojnë. Ne jemi të përgatitur për çdo gjë, duam të luajmë në maksimumin tonë".
Në mungesë të Otamendit, trajneri Schmidt ia beson drejtimin e skuadrës një ish-lojtari të zikaltërve, Joao Mario: "Ai është i çmuar për sensin taktik, për ne është një lojtar kyç".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





