Transmetuar më 10-04-2023, 19:54

DURRËS- Gjenden 8 pistoleta në një furgon që kishte destinacion Britaninë e Madhe në Durrës.
Policia e Durrësit ka ndaluar një furgon tip "Mercedes Benz", në port brenda të cilit janë gjetur 8 pistoleta të fshehura. Furgoni është kapur gjatë kontrollit në vijën e dytë të terminalit të trageteve teksa po bëhej gati të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se armët kanë pasur si destinacion Britaninë e Madhe, pasi furgoni ku u gjetën kishte targa angleze. Shoferi Jetmir Koloshi nga Tirana është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Durrësit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





