Transmetuar më 10-04-2023, 12:54

Presidenca e Kosovës ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili deklaroi se do të zbatojë vetëm disa pjesë të marrëveshjes së Ohrit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, u shpreh se Vuçiç duhet të sanksionohet.

“Është rënë dakord për një kontradiktë të qartë me qëndrimin e BE-së. Sanksionet duhet të pasojnë!”, shkroi Vela ndër të tjera në Twitter.

“Ne do të zbatojmë disa pjesë të marrëveshjes, ndërsa të tjerat jo. E kam bërë të qartë atë që nuk do ta zbatoj”, është shprehur Vuçiç për RTS.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd