Transmetuar më 10-04-2023, 12:45

Me këtë fjali, Diletta Leotta dhe Loris Karius kanë zbuluar gjininë e foshnjës së tyre, që presin të sjellin në jetë. Çifti zgjodhi ditën e Pashkëve për të bërë njoftimin për të gjithë ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Prezantuesja sportive italiane dhe portieri i Newcastle, i bërë i famshëm për keq me gafat në finalen e Champions League 2018 mes Real Madridit dhe Liverpoll-it (asokohe mbronte portën e “Reds”) kanë bërë të ditur se janë në pritje të një vajze. Këtë e kanë bërë përmes një videoje në Instagram.

Çifti e ka kaluar festën e Pashkëve me familjen e tyre. Madje, mbesat ishin me Diletta. Çifti zbuloi gjininë e foshnjës së ardhshme mes tullumbaceve rozë dhe një torte me një lejlek, që mbante një pako rozë.

Si e dhanë lajmin e shtatzanisë – Lajmi ndihej prej pak ditësh në ajër, por para dy javësh e bënë njoftimin zyrtar. Diletta Leotta, prezantuesja e Dazn e ka bërë të ditur këtë përmes një videoje në profilet e saj sociale, që e portretizonte nën shoqërinë e partnerit, portierit gjerman Loris Karius.

Njoftimin e lumtur prezantuesja e ka dhënë në profilin e saj social: “Duhet t’ju themi diçka, por a e dini tashmë? Le të shpërthejmë nga gëzimi! Ne dhe mrekullia në barkun tim”. Të dy nuk e kishin zyrtarizuar deri dje seksin e foshnjës që presin të sjellin në jetë.

Dileta dhe Loris janë bashkë prej gati një viti. Ata u takuan në Angli gjatë njërit prej udhëtimeve studimore të prezantueses për të përmirësuar anglishten e saj. Historia me Loris u duk menjëherë e duhura.

Aq sa dhjetorin e kaluar, prezantuesja televizive Diletta Leotta kaloi në prezantimet familjare. Në fakt, dy të dashuruarit i kaluan pushimet e Krishtlindjeve në Siçili. Tani ata janë gati të bëhen prindër.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd