Transmetuar më 10-04-2023, 10:02

Liverpool-Arsenali, supersfida e djeshme e Premier League, që përfundoi 2-2, i bëri njerëzit të flisnin edhe përtej futbollit. Në fakt, organi i ngarkuar me drejtimin e gjyqtarëve profesionistë të futbollit në Angli tha se do të shqyrtojë një ‘përplasje’ midis Andy Robertson dhe arbitrit të linjës (anësorit) Constantine Hatzidakis.

Videot që transmetoi “Sky Sports” dhe u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale duket se tregonin gjyqtarin anësor duke ngritur krahun dhe goditur mbrojtësin e Liverpool-it, pas përfundimit të pjesës së parë në “Anfield”.

Në një deklaratë, “Professional Game Match Officials Limited” (PGMOL) konfirmoi se do ta hetonte rastin: "PGMOL është në dijeni të një incidenti që përfshiu gjyqtarin anësor Constantine Hatzidakis dhe mbrojtësin e Liverpool-it, Andrew Robertson në pjesën e parë të ndeshjes Liverpool-Arsenal në ‘Anfield’. Ne do ta shqyrtojmë çështjen në tërësi pasi të përfundojë ndeshja".

Pas ndeshjes, trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp nuk ishte në gjendje të hidhte dritë mbi incidentin e anësorit me Robertson: “E di që ndodhi, por nuk e pashë në atë moment. Nëse ka ndodhur diçka, pamjet do të flasin vetë…”

The assistant referee appeared to elbow Andrew Robertson

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd