
Dani Alves ndodhet në burg që nga 20 janari, afërsisht prej tre muajsh. Periudhë në të cilën familja e tij e ka mbështetur, edhe pse në këtë situatë shumë të vështirë. Mes tyre, miku i tij Bruno Brasil, ish-bashkëshortja dhe përfaqësuesja e tij Dinora Santana, nëna dhe vëllai i tij, Ney. Ky i fundit ka dërguar një mesazh ndryshe në rrjetet sociale.
Vëllai i Dani Alves ka dashur që në fillim të dërgojë mesazhe në rrjetet e tij sociale. Ney e shfrytëzoi këtë hapësirë për të mbështetur dhe kërkuar drejtësi për vëllain e tij, si dhe për të sulmuar Joana Sanz, ish-partneren e futbollistit. Këtë herë ai ka shfrytëzuar profilin në Instagram për të falënderuar të gjitha të mirat që i jep Zoti.
"Jezus, sot nuk dua të të kërkoj asgjë. Vetëm dua të të falënderoj për shëndetin tim, për familjen time, për bukën time të përditshme, për lirinë time dhe për mundësinë e një dite më shumë. Faleminderit Zotit", – ka shkruar vëllai i lojtarit brazilian.
Përveç këtyre mesazheve në rrjetet e tij sociale, për momentin ka preferuar të mos e vizitojë në burg villain, Dani Alves. Arsyeja nuk dihet, mund të jetë fare mirë kërkesa e vëllait, por realiteti është se shoku i tij Bruno Brasil është i vetmi që shkon në burg çdo javë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





