Transmetuar më 10-04-2023, 08:31

Lushnjë- Aksidentohet me vdekje pasi u përplas me një mjet një person në Lushnje.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00, në aksin rrugor "Rrogozhinë-Lushnjë", në afërsi të fshatit Zhamë
Automjeti tip "Karrotrec", me drejtues M. Ç., 27 vjeç, banues në Levan, ka aksidentuar një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar (dyshohet endacak), i cili ka ndërruar jetë.
M. Ç. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





