Transmetuar më 09-04-2023, 20:13

Një nga çështjet e diskutuara jashtë Bi Brother ka qenë Instagrami i Luizit.

Mos ndoshta konkurenti ka nuhatur ndonjë gjë?

Luizi në një bisedë me Jorin në ambientet e jashtëme të shtëpisë ka treguar që sa të dal do i kërkoj shoqes të tij Instagramin.

Ai ka hamendësuar që shoqja edhe mund të dojë të mos ia jap dhe do detyrohet të hap një tjetër.

“Do shkoj dhe do e takoj atë shqoqen që i kam thënë më hap instagramin Do i them ta marr. Nëse e ka hapur e dua. Ajo mund te thotë edhe nuk dua të ta jap dhe do me duhet të hap një tjetër.”- tha Luizi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd