Transmetuar më 09-04-2023, 09:16

MALI I ZI- Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi se presidenti i sapozgjedhur Jakov Milatoviç duhet të anulojë vendimin e presidentit aktual Milo Gjukanoviç për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në një intervistë për mediat Abazoviç gjithashtu ka thënë se Milatoviç duhet të zhvillojë një takim me të gjithë aktorët politikë dhe së bashku të caktojnë datën e re të zgjedhjeve.

“Mund të jetë në fund të qershorit. Çështja, është se presidenti legjitim dhe deputetët legjitimë mund të përcaktojnë datën e zgjedhjeve. Nuk mendoj se është mirë që Gjukanoviç të shkarkojë deputetë kështu, është e papranueshme”, tha Abazoviç.