Transmetuar më 08-04-2023, 20:14

Në vitin 2019 Olsi Bylyku konfirmoi lidhjen e dashurisë me Eglin, lidhje e cila duket se ka marrë fund.

Kudo në rrjet po përflitet se dyshja janë ndarë, ndonëse vazhdojnë ta kenë njëri-tjetrin “follow”.

Shkak i këtyre aludimeve janë bërë veprimet e tyre.

Egli ka fshirë fotot me partnerin, teksa ky i fundit prej kohësh nuk i bën më as like siç bënte dikur.

Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen ishte edhe fakti që për ditëlindjen e mamasë së Olsit, ndryshe nga çdo vit tjetër, Egli zgjodhi mos të bënte një urim për të.

Mbetet të presim një reagim nga vetë ata për më shumë informacion.