Transmetuar më 08-04-2023, 14:14

Mëngjesin e sotëm Jori Delli u ka treguar banorëve një histori me Silvo Berlusconin.

Ajo tha se ishte e ftuar në një emision italian kur ish-kryeministri italian ka marrë në telefon regjinë dhe u ka thënë që kamerat të fokusojnë më shumë atë.

Më pas prezantuesi i emisionit sportiv nuk e ka ftuar më Jorin, pasi nuk donte që të dilte sikur Berlusconi e drejtonte atë.

Pjesë nga biseda:

Jori: Isha njëherë në një emision “Tiki Taka”, ai mori në telefon regjinë edhe tha ‘vendosni kamerat më shumë tek ajo vajza atje’. Edhe doli lajmi. Unë për fajin e tij nuk shkova më te emisioni për muaj.

Banorët: Pse?

Jori: Se prezantuesi nuk donte të jepte idenë sikur Berluskoni ngaste atë, edhe ai nuk më foli më.

Lorenci: Nuk e mora vesh çfarë tha.

Jori: Mori në telefon regjinë Berlusconi dhe tha kush është ajo vajza, tregoje më shumë.

Lorenci: Kush ishte?

Luizi: Jori pra

Lorenci: Edhe?

Jori: Edhe nuk vajta më.

Kujtojmë se miliarderi italian është mjaft i sëmurë këto ditë dhe dergjet në shtrat në terapi intensive.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd