Transmetuar më 08-04-2023, 11:45

Diletta Leotta zbarkoi në “Mediaset” për një mbrëmje. Prezantuesja e DAZN, e ftuar e Pio dhe Amedeo në “Felicissima Sera”, ishte shumë e përkëdhelur. Gazetarja bukuroshe sportive italiane iu përgjigj pyetjeve të dyshes së humorit në një intervistë plot kuptime të dyfishta.

Karius është gjerman dhe ju italiane, në çfarë gjuhe komunikoni?

Ne flasim në anglisht. Në fakt, unë nuk e flas shumë mirë anglishten, por po e mësoj. Gjëja më e bukur janë ‘përleshjet’ në anglisht, sepse kam theksin sicilian. Nuk e di pse.

A i keni bërë prezantimet si çift edhe në familje?

Unë takova familjen e tij, Karius takoi timen, por familjet tona nuk janë takuar ende.

A është e vërtetë që gratë shtatzëna bëhen të shenjta për italianët?

Kjo është e vërtetë, sepse bëhesh nënë. Ndonjëherë mendoj se çfarë mami do të jem. Në fakt e mendoj çdo ditë, por mendoj se është një udhëtim që duhet jetuar. Nuk mund të bëj një parashikim tani.

Si është partneri juaj si futbollist?

Ai është i fortë, një profesionist. Pastaj, ai pati një mbrëmje të pafat në finalen e Champions-it 2018, në Kiev. Ndoshta vjen të luajë në Itali…

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd