
Detaje të rënda janë zbardhur në llidhje me ngjarjen e ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkozë, ku mbetën të vrarë dy persona.
43-vjeçari Roland Sinani ka qëlluar për vdekje me pistoletë kunatën Migena Sinani në dhomën e saj të gjumit, teksa ajo kishte pranë dhe një nga dy fëmijët e saj, i cili ishte vetëm 2 vjeç.
Pasi vrau kunatën, autori u vetëvra në rrugën përball banesës. I vëllai në momentin e ngjarjes nuk ka qenë në banesë, pasi punonte taksist.
Autori merrte mjekime për shëndetin mendor. Në banesë në momentin e ngjarjes ishin edhe prindërit por kanë qenë në gjumë dhe nuk kanë mundur të parandalojnë ngjarjen.
I rëndë është fakti se Rolandi qëndronte në banesën e prindërve ku jetonte dhe vëllai, e ishte pikërisht kunata që vrau, ajo e cila i shërbente, i lante rrobat e i gatuante.
Prindërit e autorit, të cilët kanë qenë në banesë kur ndodhi ngjarja janë shoqëruar në polici për të dëshmuar, por janë shfaqur në gjendje të rëndë psikologjike.
Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist, ndërsa gjatë ditës punonte në një servis automjetesh. Për bashkëshortin e 37-vjeçares ata kanë thënë se shikonte punën e tij dhe ishte njeri i qetë. Dëshmia e burrit të viktimës gjithashtu po merret nga policia.
Forcat blu kanë sekuestruar armën e zjarrit pistoletë ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





