Transmetuar më 08-04-2023, 08:59

Qindra mijëra familje në Quebec kanë mbetur pa energji elektrike,  dy ditë pas një stuhie dëbore që goditi vendin, e cila shkaktoi vdekjen e dy personave dhe shumë dëme materiale kryesisht në Montreal.

Gati 630,000 familje mbetën në errësirë ​, krahasuar me 1.1 milion kur ndërprerjet e energjisë elektrike ishin në kulmin e tyre.

Stuhia goditi Quebec dhe Ontario, dy provincat më të populluara të Kanadasë.

Ky është ndërprerja më e madhe e energjisë elektrike në Quebec që nga stuhia më e borës në 1998, e cila e zhyti provincën në kaos për disa javë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd