Transmetuar më 07-04-2023, 22:03

Lezhë- Aksidentohet me vdekje këmbësori në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në aksin rrugor Milot-Rrubik.

Pjetër Nikolli 63 vjeç, banues në Rrëshen, duke drejtuar automjetin e tij tip "Benz", ka aksidentuar Mark Lleshi 43 vjeç, banues në Fan, Mirditë, këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale ndërsa grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd