Transmetuar më 07-04-2023, 19:27

Silva Heijneman tregoi për “Ftesë në 5” me Bieta Sulon se është shumë e lidhur me këpucët me takë dhe duket se takat janë edhe fiksimi i të shoqit.

Në led u shfaqën disa taka shumë ta larta, sipas përshkrimit të Silvës mbi 20 cm, të cilat kishin një rol më të veçantë për të.

“Kush ua ka dërguar këto? Im shoq? Këpuca aty është një lloj pizhameje që i përdor në krevat. Është aksesor shtëpie dhe krevati në intimitetin tim me tim shoq. Ai është i çmendur pas takave dhe ka gjetur personin e duhur”, tha duke qeshur ajo.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd