Transmetuar më 07-04-2023, 13:53

Gjithçka që bën Georgina Rodríguez komentohet, për mirë apo për keq. Partnerja e Cristiano Ronaldos është gjithmonë në qendër të vëmendjes mediatike. Kjo nuk ka ndryshuar, pavarësisht se ka shkuar të jetojë në Arabinë Saudite, ku luan ylli portugez.

Ka qenë një ndryshim rrënjësor për të dhe familjen e saj, por duket se po përshtatet pak nga pak, siç tregohet në rrjetet e saj sociale. Në Instagram, influencuesja grumbullon 47 milionë ndjekës dhe postimet e saj janë shumë të komentuara.

Në një nga këto postime që ka ngarkuar duket se iu dërgon një mesazh të gjithë atyre që e kritikojnë dhe akuzojnë se po shfrytëzon famën e Ronaldos. Ajo tregon të gjitha projektet se çfarë bën, si ambasadore e markave të ndryshme të veshjeve dhe bizhuterive. Georgina punon edhe si modele.

Shumë ndjekës e fajësojnë atë për faktin se i detyrohet gjithçka Cristiano Ronaldos për famën dhe paratë, nuk iu japin rëndësi projekteve të saj profesionale. Këto komente nuk i shkojnë mirë Georginës dhe për këtë ka dashur t’iu dërgojë një mesazh të gjithë atyre që mendojnë kështu për të.

Ajo ka postuar një foto duke ecur me një çantë dhe një kafe në dorë, në atë që duket si ditë pune. Ky imazh është shoqëruar me këtë tekst: “Një ditë tjetër e mrekullueshme pune, që më vonë të mos thonë që të pasurit nuk punojnë”.

Sigurisht, ky mesazh ka krijuar shumë polemika në Instagram, ku disa kanë mbështetur argjentinasen, ndërsa të tjerë janë kthyer kundër saj. Përveç kësaj, Georgina Rodríguez është duke promovuar sezonin e dytë të dokumentarit të saj "Unë jam Georgina".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd