Transmetuar më 07-04-2023, 13:05

Shkodër- Sherr me thika mes të rinjsh në Shkodër, 3 persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka noddhur në qendër, pranë poliklinikës së qytetit, ku pas një sherri me thika, 3 të rinj janë plagosur dhe janë dërguar në spital.

Mësohet se një prej të rinjve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe grupi hetimor.

Gjithçka ndodhi sot rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”, kur në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. H., rreth 18 vjeç ka dëmtuar me mjet prerës 3 bashkëmoshatarë të tij

Raportohet se ata po marrin asistencën mjekësore në spital.

Shërbimet e Policisë janë vënë të ndjekje të autorit dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e tij.

Gjithashtu, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd