Transmetuar më 06-04-2023, 22:20

Një konflikt për motive të dobëta ka agravuar në përdorimin e thikës në Shijak.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje, ku shtetasi K.G, 46 vjeç ka plagosur thikë shtetasin  A. F., 33 vjeç.

I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd