Transmetuar më 07-04-2023, 07:40

Kylian Mbappé sulmon PSG-në. Kampioni francez, përmes një postimi të publikuar në profilin e tij në Instagram, ka dashur të shprehë të gjithë mospajtimin për videon promovuese të sezonit të klubit.

Në fakt, videoja është e fokusuar pothuajse tërësisht tek ai. Në të nuk janë të pranishëm as Messi dhe as Neymar. Sulmuesit të lindur në vitin 1998 nuk i ka pëlqyer aspak zgjedhja e klubit të Parisit, ndaj ka shprehur gjithë keqardhjen për atë që ka ndodhur.

Video-reklama ka të bëjë pothuajse ekskluzivisht me fjalimin e Mbappé: “Mjedisi, bari, atmosfera… ‘Parc des Princes’ përfshin shumë gjëra, është lojtari i 12-të, është ajo që na jep forcë shtesë për të luftuar në betejat tona.

Të jesh parizien do të thotë të jesh krenar për atë që jemi dhe për atë që përfaqësojmë. Të jemi krenarë që jemi ambiciozë, që dëshirojmë të bëjmë gjëra, për dëshirën për të fituar, për të përmirësuar gjithmonë veten dhe për të mos harruar kurrë se nga vijmë”.

Ja deklarata e plotë e Kylian Mbappe në Instagram: “Sapo kam marrë pjesë në shikimin e fushatës së rinovimit të klubit për sezonin 2023-2024. Në asnjë moment nuk jam informuar për përmbajtjen e intervistës me bashkëbiseduesin tim.

Dukej si një intervistë rutinë, e përditshme, për një temë marketingu. Unë nuk jam dakord me videon që është postuar nga klubi. Kjo është arsyeja pse unë luftoj për të drejtat individuale të imazhit. PSG është një klub i madh dhe një familje e madhe, por nuk është Kylian Saint-Germain. Sinqerisht, Kylian Mbappe”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd