Transmetuar më 06-04-2023, 13:33

Elbasan- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Elbasanit. Mësohet se një grua ka tentuar të vrasë veten duke u hedhur nga dritarja e banesës. Lidhur me ngjarjen është arrestuar burri i gruas në fjalë. Shtetasi me inicialet G.Q, 35-vjeç, akuzohet se para se gruaja të merrte vendimin ekstrem e ka dhunuar. Mësohet se kjo nuk ishte hera e parë që burri dhunonte gruan, pasi ishte një akt i përsëritur.

Policia informon se ‘specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin G. Q., 35 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila më pas është hedhur nga dritarja e banesës. Kjo shtetase është dërguar në spitalin psikiatrik, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme’.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd