Transmetuar më 06-04-2023, 12:36

Durrës- Punonjësja e një filiali banke private në Durrës akuzohet se ka vjedhur paratë e klientëve.

Strukturat hetimore të DVP Durrës ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim B. B., 37 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën".

Ajo dyshohet se në subjektin privat (bankë) ku kjo shtetase punonte, u ka vjedhur shuma të ndryshme parash, klientëve të këtij subjekti.