Transmetuar më 06-04-2023, 12:06

Vlorë- Një 52-vjeçare nga Vlora ka humbur kontaktet me familjarët.

Alarmin e ka dhënë bashkëshorti i saj, teksa policia menjëherë është alarmuar dhe e ka shpallur të humbur.

Sipas deklaratës së tij, ai ka humbur kontaktet me bashkëshorten e tij B. Z., pasi ajo është larguar nga banesa. Po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e saj.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd