Transmetuar më 06-04-2023, 11:56

ALGJERI- Moment i pazakontë në një xhami në Algjeri.

Teksa besimtarët po falnin namazin, një mace futet vjedhurazi brenda në xhami dhe më pas i hidhet në sup imamit Sheik ëalid Mahasa.

Pamjet u bënë shumë shpejt virale në rrjet.

Në videon më poshtë shihet imami që nuk shqetësohet por e ledhaton macen dhe nuk e largon nga vetja. Personat që e shikojnë buzëqeshin shumë pak e të tjerë shprehin habi. Në fund, macja largohet, duke e lënë imamin të përfundojë ritualin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd