Transmetuar më 06-04-2023, 11:23

Mateu Alemany, drejtori sportiv i Barcelonës, foli në margjinat e “El Clasico” së mbrëmshme për gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit mbi një rikthim të mundshëm të Lionel Messit në “Camp Nou”.

Kujtojmë se yllit argjentinas, kampion bote në fuqi dhe shtatë herë fitues i “Topit të Artë” i skadon kontrata me PSG-në në fillim të qershorit dhe mund të largohet falas.

Drejtori Alemany nënvizoi: “Messi? Nuk kam asgjë për të thënë mbi këtë temë. Messi është historia e gjallë e Barcelonës, lojtari më i mirë në historinë e futbollit.

Vlerësimi që kemi ndaj tij është i padiskutueshëm. Tani është pjesë e PSG-së, duke luftuar për titullin, ashtu si ne. Do të shohim në të ardhmen. Ne do të bëjmë gjënë tonë, Messi do të bëjë të tijën.

E përsëris, Messi është në Paris…, por në të ardhmen kurrë nuk i dihet. Askush nuk mund ta vërë në dyshim dashurinë që ai merr këtu në Barcelonë. Leo është më i miri në histori”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd