Transmetuar më 06-04-2023, 09:51

Afrika e Jugut- Ngjarje dramatike në Afrikën e Jugut. Një furgon ka marrë flakë në një pikë karburanti në periferi të Johanesburgut në Afrikën e Jugut. Dailymail ka siguruar video nga momenti dramatik kur zjarri shpërtheu në pjesën e përparme të furgonit.

Në pamjet e publikuara shihet momenti kur shoferi përpiqet të hapë derën, ndërsa pasagjerët e tjerë ngjiten nga dritaret e pasme për të dalë nga automjeti.

Ka qenë punonjësi i karburantit i cili iu ka ardhur në ndihmë 13 pasagjerëve, të cilët fatmirësisht kanë arritur të dalin nga automjeti pa lëndime.

E shoqëroi e dashura me urgjencë në spital, flet vëllai i Silvio Berluskonit

‘Kur pashë zjarrin poshtë automjetit vrapova për të ndihmuar ata që ishin brenda. Nuk mendoja për veten time, ishin të paktën 13 persona brenda dhe e dija që nuk mund t’i lija”,- tha punonjësi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd