Transmetuar më 05-04-2023, 20:34

Durrës- Të shtëna me armë zjarri në Durrës.

Raportohet se të shtënat kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Katund Sukth të Durrësit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore.

Ende nuk dihet nëse ka të plagosur ose viktima.

Policia vendore informon se ‘rreth orës 19:20, në Katund Sukth, R. T. dyshohet se ka kryer qitje të pavullnetshme, në tokë, me armë zjarri kallashnikov, dhe më pas është larguar menjëherë.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, janë vënë në ndjekje tëR. T, 30 vjeç. Vijon kontrolli i zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd