
TIRANË- Mungesa në hartë e Kosovës në një takim që u zhvillua me pjkesëmarrjen e anëtarëve të qeverisë, ka ngjallur mjaft polemika. Kryeministri Edi Rama ka pranuar se është përdorur harta që e tregonte Kosovën pjesë të Serbisë, por përgjegjësinë ia ‘faturon’ Spanjës. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shkruan se harta është përdorur gjatë prezantimit të një kompanie spanjolle dhe duke qenë se Spanja nuk e njeh Kosovën, harta e rajonit prezantohet në atë mënyrë. Gjithsesi, kryeministri shton se kombit nuk i vjen e keqja nga një hartë, por nga ata që merren me ‘luftëra të tilla shqiptarët’. Ai shton edhe se kurrsesi, të ftuarve nuk mund tu kontrollojë prezantimet që të shmangen gjëra të tilla duke qenë se konferenca e një dite më parë nuk ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja.
Postimi i Ramës:
Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova!Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte! Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja! E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftrash pa lidhje mes shqiptarësh!
Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova!Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!
— Edi Rama (@ediramaal) April 5, 2023 Ç’ndodhi një ditë më parë?
Liderët e UÇK-së po luftojnë në Hagë përballë akuzave për krime lufte, por Kosova vijon të mos shfaqet e ndarë nga Serbia, në hartat që prezantohen në Tiranë. Në ditën e dytë të Konventës Ndërkombëtare të Turizmit, ministrja Belinda Balluku zhvilloi një bashkëbisedim me disa investitorë për turizmin në Shqipëri. Por, ajo që ra në sy ishte fakti që në momentin që shfaqet një hartë e Shqipërisë, Kosova është pjesë e Serbisë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





