
Mauro Icardi dhe nostalgjia. Sepse duket si një foto çifti i vjetër, nga koha kur gruaja e tij Wanda kishte ende flokë bjonde. Pak muaj më parë, showgirl-ja argjentinase zgjodhi t’i ngjyroste flokët e errët, por në fotot e postuara së fundi në Instagram ajo shfaqet ende brune.
"Biondja ime”, – ka shkruar sulmuesi i Galatasaray, i cili ka postuar foton e një puthjeje me partneren e jetës. Të dy kanë pak kohë që janë ribashkuar, kanë arritur të kapërcejnë një krizë që dukej se do t’i çonte drejt një divorci.
Por në fund ata zgjodhën të qëndronin bashkë. Në momentin që ajo është e angazhuar në emisionin televiziv "MasterChef", sulmuesi Icardi luan në Turqi.
Pikërisht aty shkruan se e ka bërë foton e fundit me gruan e tij. “E çuditshme”, – ka shkruar ajo duke iu referuar flokëve. Dhe nën komentin e saj tifozët e Galatasaray u egërsuan. Shumë e sulmuan Wandën:
“Lëreni edhe disa javë të qetë, duhet të mendojë për të shënuar gola” apo "lëreni këtë njeri të qetë të paktën edhe një muaj, pastaj bëni çfarë të doni. Ai duhet të përqendrohet në fushën e lojës”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





