Transmetuar më 05-04-2023, 13:56

Efi Dhedhes dhe Kiara Tito kanë debatuar mbrëmjen e djeshme në lidhje me një reagim që Efi ka bërë për moderatoren dhe Luiz Ejllin para disa javësh.

Tito i tha asaj se si shoqe nuk duhej të kishte reaguar dhe ta nxirrte keq atë. Por jo vetëm kaq, pasi Kiara shtoi se Efi nuk e kishte telefonuar pasi ajo kishte dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Nga ana tjetër, Dhedhes u shpreh se ka folur me Kiarën dhe i ka thënë që ta telefonojë kur të dojë.

Madje sipas saj, para se të rikthehej në BB VIP, i ka thënë Titos nëse kishte ndonjë porosi, pasi nuk e dinte nëse do të riktheheshin të dyja apo jo.

Lidhur me këtë debat që u bë gjatë prime-t të së martës që vijoi edhe më pas, ka reaguar Mikela Pupa.

Kjo e fundit është shoqe e Efit dhe shprehet se gjatë prime-t të fundit, Dhedhes ka qëndruar më shumë me Kiarën se sa me të.

“Përshëndetje të gjithëve! Meqenëse me keni çarë inbox-in , mesazhet janë pa fund, pse nuk kam hedhur asnjë gjë në lidhje me situatën në Big. Kjo çështje u takon vajzave ta sqarojnë me njëra-tjetrën, ajo që mua më habit është pse e lanë për aty kur mund ta sqaronin shumë bukur jashtë.

Mesa jam unë në dijeni kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me njëra-tjetrën. E në prime-n e fundit që do hynin brenda , Efi ka kaluar gjithë kohën me Kiarën se sa ka ndenjur me mua, ku kanë qenë të gjithë banorët e tjerë.

Më dukeshin shumë mirë të dyja bashkë. Çfarë ndikoi në këtë pjesë, se si do të jetë loja e tyre brenda, se çfarë po bëjnë, nuk di as unë çfarë t’ju them, kështu që mos më pyesni. Thjesht shijoni Big-un dhe mos paragjykoni", tha Mikela Pupa.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd