
Sonte do të luhet gjysmëfinalja e kthimit e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit. Ballafaqimi i parë në "Santiago Bernabeu" ka përfunduar me fitoren 1-0. Pavarësisht kësaj, trajneri i Barçës parashikon një ndeshje shumë të komplikuar kundër të besuarve të Ancelottit:
"Nuk ka favoritë evidentë në përballje të tilla. Kur luan sfida të dyfishta (vajtje-kthim) është shumë e vështirë. Kjo është arsyeja pse për mua madrilenët vazhdojnë të jenë favoritë, pavarësisht se e nisin nga disavantazhi 1-0.
Presioni është më shumë mbi ata se ne. Ata janë mësuar me përmbysje, kanë përvojë në këtë drejtim. Ne do të konkurrojmë, por nuk mendojmë se kemi avantazhe ndaj Real Madridit. Është e qartë se madrilenët do të bëjnë presion që në fillim, por ne dimë të vuajmë edhe pa kontrollin e topit.
Shembulli ynë i një ndeshjeje është dita e Superkupës dhe ndeshja në shtëpi. Janë dy shembuj të ndeshjes sonë ideale. Mos harrojmë se do të kemi kampionët aktualë të La Liga-s dhe Ligës së Kampionëve përballë. E dimë se nuk do të jetë e lehtë.
Ne jemi të uritur për tituj. Duam sukses, kemi futbollistë në skuadër që fituan të parin trofe me Superkupën e Spanjës dhe kjo është e rëndësishme. Kemi fituar Superkupën e Spanjës tashmë, jemi në garë edhe në dy kompeticione të tjera.
Pra, kemi mundësi të fitojmë edhe dy trofe të tjerë. Ne e kemi përballur mirë La Liga-n, mund t’i shkojmë deri në fund edhe Kupës së Mbretit”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





