
Erling Haaland, futbollisti i Manchester Cityt, ka nënshkruar një kontratë prej më shumë se 22.7 milionë euro në vit, me kohëzgjatje 10-vjeçare me “Nike”. Po flasim për atë që mund të jetë kontrata më e madhe e sponsorizimit në historinë e futbollit.
“Rekordi i shënimit të tij ka vënë një vulë në të ardhmen e lojës së futbollit dhe e bën atë trashëgimtarin e numrit 9, sulmuesin e gjeneratës së ardhshme”, – shkruan “Nike” për Haaland, i cili ka shënuar 42 gola në 37 ndeshje për Manchester City e Guardiolës.
A new era of #9.@erlinghaaland is a Force Of Nature.Are you ready?#nikefc pic.twitter.com/7UZrG0dngq
— Nike Football (@nikefootball) March 31, 2023
Sulmuesi norvegjez 22-vjeçar përfundoi kontratën e tij të mëparshme me “Nike”, e cila e kishte sponsorizuar atë që kur ishte 14 vjeç deri në janar 2022. Që atëherë, Haaland ka luajtur me këpucët e sportit Puma (Ultras), Adidas (X Speedportals) dhe Nike (Mercurial Vapors).
Shtypi anglez publikon se Haaland ka vendosur të ndjekë rrugën e idhullit të tij te “Nike”, brazilianit Ronaldo Nazario, dikur sulmues i Real Madridit dhe Barcelonës.
“Nike” shton Haaland në listën e saj të yjeve të futbollit botëror që sponsorizon si Kylian Mbappe, Marcus Rashford, Harry Kane, Kevin De Bruyne, Cristiano Ronaldo Alexia Putellas, Ada Hegerberg, Leah Williamson, Megan Rapinoe ose Sam Kerr.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





