
Vlorë- Kapet i riu që vodhi klinikën private.
Policia informon se ‘shërbimet e komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një shtetas që ishte me masë “Detyrim paraqitjeje” dhe vazhdonte të kryente vjedhje, në zona të ndryshme të qytetit të Vlorës, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 30 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme, ka vjedhur në shumë parash, në një klinikë private, në qytetin e Vlorës.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 30-vjeçari ishte me masë “Detyrim paraqitjeje”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale "Vjedhja".
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





