
E bujshme! Këngëtarja kolumbiane, Shakira, e dëbuar nga (ish)vjehrri, i thotë lamtumirë përgjithmonë shtëpisë së saj në Barcelonë dhe shpërngulet me fëmijët e saj në Miami. Ylli i pop-it vendosi kështu të nisë një aventurë të re me fëmijët e saj në SHBA, pasi babai i Pique e njoftoi atë për dëbimin nga shtëpia në Esplugues de Llobregat, në periferi të Barcelonës.
Në muajt e fundit Shakira ka insistuar që të ketë kujdestarinë e dy fëmijëve të saj me Pique dhe t’i marrë ato në SHBA. Pas shtytjes dhe tërheqjes me ish-partnerin, Milan dhe Sasha do të jetojnë me nënën e tyre në Miami.
Ish-mbrojtësi i Barcelonës do të jetë në gjendje t’i vizitojë ato kur të dojë, në shoqërinë e partneres së tij Clara Chia. Pas zgjidhjes së çështjes së fëmijëve, meqenëse ata nuk ishin martuar zyrtarisht, kishin vetëm shtëpinë e familjes për ta ndarë, ku kishin jetuar Shakira dhe Gerard Pique. Ish-çifti vendosi ta nxjerrë atë në shitje dhe ta ndante fitimin përgjysmë.
Por kjo nuk është e gjitha. Sipas gazetës spanjolle “La Vanguardia”, ish-vjehrri i Shakirës, Joan Piqué, i kishte kujtuar yllit të muzikës praninë e një klauzole të vendosur në kontratën e shitjes.
Nëse ajo nuk largohej deri më 30 prill, atij do t’i duhej të paguante dëmshpërblim, duke qenë drejtor i kompanisë që bleu shtëpinë në shtator 2022. Përpara se të dëbohej nga ish-vjehrri, Shakira mendoi se ishte më mirë të paketonte çantat e saj paraprakisht dhe të nisej për në SHBA.
Mesazhi social që vetë Shakira donte t’i kushtonte Barcelonës së ‘saj’ ishte prekës: "U vendosa në Barcelonë për t’u dhënë stabilitet fëmijëve të mi, të njëjtin stabilitet që tani po kërkojmë në një cep tjetër të botës, pranë familjes, miqve dhe detit. Sot ne fillojmë një kapitull tjetër në kërkim të lumturisë.
Miqësia është padyshim më e gjatë se dashuria. Faleminderit të gjithë atyre që më kanë inkurajuar, tharë lotët, më kanë frymëzuar dhe më kanë bërë të rritem. Faleminderit publikut tim spanjoll që më ka mbushur gjithmonë me dashuri dhe besnikëri. Është vetëm një lamtumirë".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





