
Massimiliano Allegri dhe Juventusi sfidojnë Interin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Për bardhezinjtë, të freskët nga suksesi ndaj Veronës në shtëpi, sigurisht që nuk do të jetë një sfidë për t’u nënvlerësuar.
“Nesër duhet të luajmë kundër një ekipi të fortë, që vjen nga disa disfata”, – nënvizoi trajneri bardhezi në konferencë, duke përsëritur se “rreziku numër një jemi vetë ne”. Me Chiesa-n e rikuperuar, Allegri ka ide shumë të qarta për pjesën tjetër të sezonit: "Ne jemi mësuar të luajmë çdo tri ditë, duhet të jemi më së miri në maj".
Për rëndësinë e lojës: “Është një kompeticion ndryshe, një gjysmëfinale kupe. Pastaj është si gjithmonë Juve-Inter. Ne duhet të krijojmë kushtet për të kaluar në finale, në këto momente duhet t’i drejtojmë antenat tona sepse shumë lëvdata mund të na bëjnë të humbasim dimensionin dhe realitetin. Nesër duhet të luajmë një ndeshje kundër një ekipi të fortë, që vjen nga disa disfata. Duhet të jemi më të kujdesshëm”.
Rreth Chiesa: “Ai është në dispozicion, kontrolli i fundit u krye në Austri dhe tani është mirë. Ka një inflamacion të vogël të tendinit, nesër do të jetë në stol".
Mbi duetin e sulmit: “Kemi shumë ndeshje. Kean është i pezulluar për të dielën, kemi pesë sulmues gati për nesër."
Rreth Alex Sandro dhe Pogba: "Alex Sandro është mirë, po stërvitet, por mendoj se nuk ka gjasa që të jetë në lojë. Gjithsesi do të jetë i disponueshëm. Ne kemi Ruganin që po bën mirë, unë kam 5 mbrojtës gati. Bonucci është duke u rikuperuar, duke filluar nga e mërkura do të fillojë stërvitjet me skuadrën. Pogba ka bere dje një stërvitje të mirë të pjesshme me skuadrën, nga e mërkura do të punojë për gjendjen fizike”.
Lidhur me kalendarin e ngjeshur: “Ne jemi mësuar të luajmë shpesh, duhet të përballemi me shumë ndeshje në këto kohë. Nesër është Interi, pastaj Lazio. Të luash çdo tri ditë do të thotë të jesh brenda objektivave. Kemi kampionatin, Kupën e Italisë dhe Ligën e Evropës, duhet të jemi të mirë për të mbërritur top në maj”.
Për Inzaghin dhe Interin: "Ne të gjithë shpresojmë të luajmë një lojë të shkëlqyer, Inzaghi po bën një punë të madhe dhe ka fituar me Lazion. Lazio ka fituar më shumë trofe pas nesh. Interi është i fortë, pavarësisht gjithçkaje, por nuk po kalon një kohë të mirë. Kur përballesh me këto skuadra në këto momente, gjërat bëhen të rrezikshme. E nesërmja do të jetë e komplikuar për ne”.
Rreth bilancit të përballjeve kundër zikaltërve: "Të gjitha ndeshjet janë të ndryshme. Vitin e kaluar humbëm 3 dhe barazuam një. Këtë vit fituam. Interi ka një repart të fortë sulmuesish. Nuk e di kush do të luajë, por ata kanë karakteristika të ndryshme dhe janë 4 sulmues shumë të fortë”.
Mbi gjyqtarët: “Në të gjitha ndeshjet e mëdha ka episode, Massa është një arbitër i shkëlqyer dhe do të dijë ta menaxhojë ndeshjen. Duhet të mendojmë për performancën tonë në fushë".
Gjysmëfinalja që ka shijen e finales së parakohshme: “Shpresojmë të arrijmë në finale, do të bëjmë gjithçka që është e mundur. Në futboll duhet ekuilibër. Shihni si doli Napoli dhe Milani mbrëmë. Duhet të bësh një hap të vogël, këtu duhet të mbretërojë ekuilibri, sepse i urrej ata që emocionohen lehtë”.
Rreth Locatelli: “Ai është rritur shumë dhe mund të rritet ende. Është më i shpejtë në shpërndarjen e lojës. Pavarësisht ndeshjes jo të mirë ndaj Veronës, skuadra vuri zemrën në fushë, tregoi dëshirën për të marrë rezultatin pozitiv në shtëpi. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Në këtë aspekt, Locatelli ka karakteristikat për të luajtur për Juventusin”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





