Transmetuar më 03-04-2023, 13:56

Përpara udhëtimit të Milanit në Napoli për sfidën e Serie A, të dielën në mbrëmje, ku fitoi 4-0,  ish-kryeministri i Italisë dhe ish-presidenti i kuqezinjve Silvio Berlusconi ka detajuar se si u përpoq pa sukses të nënshkruante me Diego Maradonën në fund të viteve 1980.

Berlusconi, i cili mbetet një mbështetës i flaktë i Milanit, edhe pse zotëron ekipin tjetër të Serie A, Monza, kujtoi momentin e atëhershëm duke thënë se Maradona ishte një personazh ‘i brishtë’ dhe largimi i tij nga Napoli ‘do të ishte i padrejtë’.

Në një intervistë me "Gazzetta dello Sport", politikani kontrovers foli edhe për ndeshjen vendimtare për titullin mes Napolit dhe Milanit në vitin 1998, në të cilën Maradona prodhoi një moment tipik magjie:

“Nga ajo ndeshje, nuk do ta harroj kurrë një Gullit të mahnitshëm, të papërballueshëm, dy sulmues të jashtëzakonshëm si Virdis dhe Van Basten, por edhe një gol të mrekullueshëm nga Maradona nga një goditje dënimi.

Një nga ato mrekullitë e futbollit, që vetëm ai dinte t’i bënte.

Berlusconi rivela: "Stavo per portare Maradona dal Napoli al Milan: ecco come andarono le cose"

Atë ditë, duke kapërcyer atë ekip shumë të fortë të Napolit, Milani im fitoi efektivisht titullin e parë. Sipas FIFA-s, ai Milan i Arrigo Sacchi luajti futbollin më të bukur në histori”.

Berlusconi më pas vazhdoi të përshkruajë se si ka ende disa keqardhje për dështimin për ta joshur legjendarin e përhershëm Maradona dhe marrë atë nga Napoli: “Një keqardhje e thellë, dhe jo vetëm sepse Maradona ishte lojtari më i madh i gjeneratës së tij. Ai ishte një person i brishtë, ndoshta disiplina dhe vëmendja ndaj individëve që ekzistonte në Milanin tim do ta kishte ndihmuar të shmangte disa gabime.

Megjithatë, atë ditë, duke biseduar me të, kuptova një gjë: Maradona ishte Napoli, ai ishte simboli dhe flamuri i ekipit më të madh të Napolit në histori, të paktën deri më sot. Do të ishte sikur të merrja zemrën e një qyteti të tërë dhe ta transferoja në Milano. Do të ishte e padrejtë, nuk mund të bëhej. Vetë Diego, i cili kishte një ndjeshmëri të madhe, ndante të njëjtën ndjenjë”.

Kur u pyet nëse kishte ndonjë lojtar që do të dëshironte të luante për Milanin e tij të dashur, pati dy përgjigje të menjëhershme: "Haaland ose Mbappé, ata janë e tashmja dhe e ardhmja e futbollit. Më lejoni ta përfundoj këtë intervistë me një ‘Forza Milan’, që më vjen nga zemra”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd